Edison Begaj i shtrire pertoke

Policia e Vlorës ka publikua pamjet nga aksioni i djeshëm ku u arrestuar pasi u kap me armë pa leje edhe Edison Begaj i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa ditësh.

Forcat Renea dhe policia e Vlorës zbarkuan në Lungomare pasi ishin në kërkim të personave të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit, u arrestua Edison Begaj, i cili po lëvizte me armë zjarri pa leje.

Mbrëmjen e 29 majit, Begaj i shpëtoi atentatit me 4 plumba në sy të dy fëmijëve nga një person i kamufluar si polic.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të befasishme në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 41-vjeçari, poseduesi i armës.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA