Raundi i parë i Evropianit shëtitës mbyllet me një përplasje titanësh atë mes Francës dhe Gjermanisë.
Në Allianz Arena të Mynihut do të vihen përballë dy kampionet e fundit të botës, një sfidë kjo që ka shijen e finales, në Grupin F që përkufizohet si grupi i Ferrit i Euro 2020 duke qenë se këtu bën pjesë edhe skuadra kampione në fuqi e Evropës, Portugalia. Por jo vetëm kaq, Francë-Gjermani konsiderohet edhe si një klasike e futbollit në kontinentin e Vjetër dhe për këtë arsye pritshmëritë për këtë përballje të madhe janë të mëdha.
Kylian Mbappe padyshim që do të jetë ai që do të ketë vëmendjen më të madhe edhe pse sulmuesi i Paris Saint Germainit nuk e ndjen nevojën e konfirmimit pas shkëlqimit në Botëtorin e Rusisë në 2018 dhe në 4 sezonet me Paris Saint Germainit në Ligue 1. Lajmi i madh për skuadrën e Deschamps është rikthimi pas 5 vitesh në radhët e Gjelave të Karim Benzema pas një sezoni të shkëlqyer me Realin e Madridit teksa ishte goleadori i Los Blancos.
Përballë transalpinëve do të jetë Gjermania e Joachim Loew me trajnerin që është në etapën e fundit të aventurës së tij me skuadrën 4 herë kampione të Botës pasi në fund të kompeticionit do t’ia dorëzojë stafetën Hansi Flick, ish ndihmësit të tij në 2006/2014. Te ‘Die Mannschaft’ u rikthyen Muller dhe Hummels, por kjo skuadër do të bazojë lojën te të rinjtë si Werner, Gnabry, Sane për t’i shkaktuar ndonjë dëm kësaj France që duket në kufijtë e perfeksionit. ajo e kësaj mbrëmjeje do të jetë e 32 mes këtyre gjigantëve të futbollit evropian me Francën që ka 14 fitore kundrejt 10 të gjermanëve në 31 sfidat e mëparshme, ndërsa 7 prej tyre janë mbyllur në barazim
Top Channel