Një 35-vjeçar, i cili akuzohet për përdhunimin e një të mituri dhe regjistrimin e tyre në formën e pornografisë pornografisë, është dënuar me paraburgim pasi i kërkoi falje hetuesit të Chania.
Mediet greke shkruajnë se në burg është lënë Antonios Vestakis, 35-vjeç. Raportohet se 35-vjeçari u mundua që të krijonte lidhje me vajzat përmes facebook dhe instagram. Pasi bisedonin për disa ditë ai i bënte premtime dhe i kërkonte takime. Veprimi i 35-vjeçarit është i shtrirë tek vajzat nga e gjithë Kreta.
Ngjarja
35-vjeçari arriti që të joshte një vajzë dhe bindi për t’u takuar. Ajo atëherë ishte 14 vjeçe. Kur vajza refuzoi ta takonte përsëri, ai filloi ta shantazhonte atë duke botuar materiale të pahijshme të saj si dhe e detyroi që të kryente marrëdhënie seksuale me të jashtë dëshirës së saj.
Pas arrestimit të 35-vjeçarit dhe kontrollit që policia i bëri telefonit të tij u zbulua se aparati i tij celular ishte plot me fotografi të pahijshme, video dhe regjistrime të vajzave të mitura.
Më pas autoritetet thirrën vajzat për të dëshmuar atë që dinin dhe ata thanë se si ai u ishte afruar atyre. Njëra prej tyre, vajza e atëhershme 14-vjeçare, tani e rritur, i zbuloi policisë se ai e kishte bindur atë ta takonte, si rezultat i së cilës ai e joshi atë dhe më pas e shantazhoi dhe e përdhunoi.
Emrat që i përdorte në rrjetet sociale
Policia zbuloi emrat e profileve në rrjetet sociale “Messenger” dhe “Instagram” që përdorte autori i veprës. Ai përdori emrin e profilit “Manousos Sfakia” në faqen e rrjetit social “Facebook” dhe “manousossfakia” në faqen e rrjetit social Instagram, si dhe emrin e profilit “Vestakis Antonis” në Facebook dhe “bestakesantonis” në Instagram.
Top Channel