Lulzim Basha

Lulzim Basha mori mandatin e tretë dhe për katër vitet e ardhshme do të drejtojë Partinë Demokratike. Nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia votëbesuan drejtimin e PD Lulzim Bashës.

I dyti më i votuari u rendit kandidati Agron Shehaj me 6.038 vota pasuar nga Edit Harxhi 991 vota dhe Fatbardh Kadilli 763 vota. Votimit të së dielës i paraprinë akuza të forta nga rivalët e zotit Basha për parregullsi të shumta.

I vetmi që doli përpara medias të komentonte këtë proces zgjedhor në PD e të ritheksonte problemet ishte Fatbardh Kadilli, i cili tha se pamë demokratë, themelues partie, ish-deputetë, drejtues dhe figura publike që nuk gjenin emrin në listë.

Bardhi-Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim dhe as shprehur keqardhje për “fitoren publicitare” të Lulit. Për atë, flasin më mirë se unë ato që keni parë vetë:Patë pabarazi mjetesh, pabarazi burimesh njerëzore, pabarazi burimesh financiare, dhe sidomos kohë shumë të shkurtër. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën dhe përdori administratën e partisë; patë deputetë, dhe kryetarë degësh që nuk mbajtën distancën etike dhe as standardin e kërkuar nga udhëzimet e kryesisë dhe këshillit kombëtar për të mos ndërhyrë në proces; patë të zvogëlohej lista e anëtarëve nga 100 në 70 mijë.

Dy kandidatët e tjerë Agron Shehaj dhe Edit Harxhi për momentin nuk kanë bërë asnjë koment për rezultatin e këtyre zgjedhjeve në PD, por gjatë ditës së votimit ata folën për probleme të rënda në zgjedhjet në PD  duke i cilësuar ato si një maskaradë.

Lulzim Basha si argument kryesor të betejës poktike javët e fundit, ka patur atë që e quan masakra elektorale e 25 prillit. Për ketë ai akuzoi direkt Edi Ramën. Por sot një ditë pas zgjedhjeve në PD, ai njësoj si Rama po akuzohet për një tjetër masakër elektorale kësaj here brenda PD. Megjithatë zoti Basha në 13 qershor mori mandatin e tretë në krye të partisë më të madhe të opozitës në vend.

Jemin Gjana në një deklaratë për mediat dha lajmin:

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar.

Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin. Në prani të Komsionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuar në procesverbale.

Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet komisionerët, natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjithë ato raste ku kandidatët kanë patur përfaqësim.

Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në llogaritje.

Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në përllogaritje rezulton se 75 mijë e 67 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Vota të vlefshme janë 40 mijë e 684 vota. Të ndara sipas kandidatëve në garë: Për z. Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë. Për zonjën Edith Harxhi kanë votuar 983 anëtarë. Për z. Agron Shehaj kanë fotuar 6 mijë e 38 anëtarë dhe për z.Lulzim Basha kanë votuar 32 mijë e 882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna, komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së z. Lulzim Basha.

Ju falënderoj për të gjithë kohën që i keni kushtuar ndjekjes së procesit të votimit dhe mirutakofshim në evente të tjera të Partisë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA