Po të mos ishte për variantin indian të koronavirusit, apo Delta siç njihet ndryshe, qeveria britanike tani me të gjithë gjasat, do t’i kishte hequr krejtësisht masat izoluese.

Por, ky variant më infektues i sëmundjes së fundi po tregon se mund t’i bëjë vaksinat më pak efikase, duke krijuar kështu një problem jo të vogël. Infektimet po rriten sërish trajektorja e tyre tregon se po u vazhdua me këto ritme, në fund të korrikut rastet do të mbërrijnë nivelin e janarit, thotë BBC.

Me këtë në mendje, ekzekutivi britanik ka vendosur të tregohet i kujdesshëm, dhe ta shtyjë me katër javë zbutjen e kufizimeve. Delta, që mund të jetë 60 për qind më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit, po përhapet në Britani pavarësisht se ajo është një nga vendet me nivelin më të lartë të vaksinimeve në botë. Në Gjermani sakaq ministri i Shëndetësisë tha se detyrimi për vendosjen e maskës për aktivitetet në natyrë, mund të hiqet nëse infeksionet me koronavirus vazhdojnë të bien.

Infeksionet në të gjithë Evropën janë në rënie, si rezultat i vaksinimit, çfarë ka bërë që të gjitha vendet në kontinent të rihapen gradualisht. Në SHBA ka rënë po ashtu norma e infeksionit në një mesatare shtatëditore prej rreth 10.000 rastesh në ditë, krahasuar me kulmin e janarit prej rreth 250,000 rastesh në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA