Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel.
Të dy udhëheqësit kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.
Në të njëjtën kohë, Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Sipas burimeve qeveritare greke, Rama ka falënderuar homologun e tij grek për 20,000 vaksinat të cilat i ka dhuruar sot Greqia Shqipërisë.
Kyriakos Mitsotakis ka ripërsëritur interesin e qëndrueshëm dhe të përhershëm të Athinës për pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe të vendosjes së ligjit , të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë .
Gjithashtu kryeministri grek ka përgëzuar Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.
Top Channel