Presidentja e Kosovës shkarkon kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

14/06/2021 16:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thuhet në një vendim të parë nga Radio Evropa e Lirë.

Më herët gjatë të hënës, Radio Evropa e Lirë raportoi se gjatë takimit në mes të Dakës dhe presidentes, Osmani, kjo e fundit i kërkoi Dakës dorëheqjen nga kreu i KQZ-së, në këmbim të një “mirënjohjeje”.

Por, Daka refuzoi të japë dorëheqjen, pasi siç ka thënë ajo, “ka kryer detyrën në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Kryetari i KQZ-së emërohet dhe shkarkohet nga presidenti. Mandati shkatëvjeçar i Dakës përfundonte më 2025.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka e ka udhëhequr Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nga qershori i vitit 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA