Një shpërthim gjigand në një pikë karburanti ka shkaktuar panik sot në qytezën e Akademgorodok ne Rusi, teksa flakët u ngritën si një top zjarri në qiell po përhapeshin në një tjetër pikë karburanti.
Te pakten 10 njerëz janë marrë të plagosur nga skena e ngjarjes së rëndë në rajonin e Novosibirsk, ku u dëgjuan një seri shpërthimesh njëra pas tjetrës, teksa supozohej se digjeshin depozitat e karburanteve dhe ato të gazit të lëngshëm.
Pamjet tregonin banorë vendas që largoheshin të tmerruar nga zona.
Një dëshmitar raportohej që thoshte: “Një stacion i dytë karburanti po merr flakë .”
Një tjetër dëshmitar tha: “Zona është plot me ambulanca. Edhe ata që ndaluan për të parë flakët janë djegur”.
“Një nga shpërthimet gjëmoi kur mjeti zjarrfikës u afrua te karburanti. Shpresoj që zjarrfikësit të jenë gjallë”.
Fikja e zjarreve ishte duke u penguar nga shpërthimet në vijim të depozitave të gazit. Shkaqet e shpërthimit nuk janë ende të qarta. Autoritetet vijojnë të punojnë në skenë.
Top Channel