“Nuk largohem!” Kadilli pranon rezultatin e fitores së Bashës: I vetmi projekt, ringritja e PD-së

14/06/2021 10:50

Njëri prej kandidatëve për postin e kreut të PD-së, Fatbardh Kadilli në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka pranuar rezultatin e fitores së konkurrentit të tij, Lulzim Basha.

Ai ka theksuar se nuk do të largohet nga PD-ja edhe pse nuk fitoi, por do t’i përkushtohet projektit të vetëm, atij të ringritjes së Partisë Demokratike.

Garën me Bashën ai e ka konsideruar të pabarabartë, duke theksuar se ishin më keq se sa gara e 25 prillit, por u shpreh se nuk është si konkurrenti i tij që të mos pranojë rezultatin.

“Ne ndezëm shkëndijën e parë për këtë sfidë. Ata që votuam kanë dhënë mesazhe dhe kanë marrë përgjegjësitë. 41 mijë anëtarë iu përgjigjën thirrjes. Ishte një fitore publicitare, pa barazi mjetesh,  burimesh njerëzore financiare dhe kohe të shkurtër. Patët një kryetar që nuk lëshoi zyrën. Nuk mbajtën diatancën etike, 100 mijë kandidatë që ishin i çoi në 70 mijë. Kishte edhe fenomene të tjera të papranueshme. Kjo garë na dha një garë por jo standarte. Ishin më keq se në mes palëve politike. Unë nuk jam Luli unë e pranoj këtë rezultat, kam marrë një sfidë të vështirë. Manifesti politik është projekti i vetëm tërësor që demokratët kanë përpara, PD mund të ngrihet të bëhet e pastër edhe fituese, unë nuk iki nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re do vijoj me këmbëngulje të manifestoj këtë projekt ringritje vetëm kështu demokratët do të kenë në parti të vetëm e jo të kryetarit, vetëm kështu mund të kthehet ndryshimi. Nuk mund ta uroj Bashën sepse nuk ishte një garë e barabartë, po të ishte e barabartë do ta uroja”, tha Kadilli.

Në lidhje me një rikthim të liderit të Pd-së, Sali Berisha në krye të partisë, Kadilli u shpreh se duhet një figurë e re në krye dhe jo më Berishën e Bashën.

“Berisha ka thënë never say never, por nuk shoh ndonjë iniciative konkrete të tij, PD nuk ka nevojë të rikthehet as tek Berisha as tek Basha, ky është një vendim personal i tij dhe më pas i anëtarëve të PD-së”, tha Kadilli.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel