Arizona rivendos në funksion dhomën e gazit për ekzekutime në stil nazist (fotot)

14/06/2021 20:29

Shteti i Arizonës në SHBA ka rivendosur në funksion së fundmi një dhomë gazi të vjetër që nuk ishte përdorur prej shekullit të kaluar, për ekzekutimin e të burgosurve. Zhvillimi ka ringjallur kritikat për dënimin kapital dhe mënyrën brutale të ekzekutimit.

Dhoma e gazit ishte operuar herën e fundit në një ekzekutim në 1999, dhe tani është rinovuar për t’u vënë sërish në funksion, si një opsion shtesë për ekzekutimit për t’u zgjedhur nga të burgosurit, raporton Associated Press.

Zhvillimi vjen pasi shteti i Kenionit të Madh bëri një blerje masive ingredientësh kimikë për prodhimin e gazi vrasës cianid hidrogjeni.

Ironikisht këto kimikate që Arizona po përdor, ishin ato që përdoreshin edhe nga nazistët në dhomat e vrasjeve masive, me gazin që asokohe quhej Zyklon B. Planet e shtetit të Arizonas kanë sjellë zemërim mes të mbijetuarve nga kampet naziste të vdekjes.

Ringjallja e kësaj mënyre ekzekutimi në Arizona vjen pasi autoritetet po hasin probleme me ekzekutimin me injeksion.

Teksa më parë kjo e fundit përshkruhej si “humane dhe pa dhimbje” kohët e fundit ajo ka shkaktuar vdekje të rënda e torturuese.

Ndërkohë kimikatet e përdorura në injeksione po bëhen më të vështira për t’u gjetur prej refuzimit të kompanive për t’i prodhuar, duke reduktuar kështu opsionet për mënyrën e preferuar të vdekjes nga të burgosurit.

Karolina e Jugut kohët e fundit ka kaluar një ligj që i lejon të burgosur e dënuar me vdekje të zgjedhin mes karriges elektrike dhe skuadrës së pushkatimit.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA