Barazimi i Zvicrës me Uellsin/ ​Reagon Xhaka: Nuk ishte rezultati që donim

12/06/2021 17:51

Barazimi i Zvicrës 1-1 me Uellsin në ndeshje e parë të Euro 2020 duke se nuk i ka plotësuar pritjet e kapitenit Granit Xhaka.

Mesfushori kosovar ishte ndër më të mirët në fushë, por në fund të ndeshjes nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin.

Ai ka reaguar menjëherë pas ndeshjes përmes një statusi në profilin e tij “Facebook” ku ka thënë se “nuk është i kënaqur me rezultatin por se do të japim gjithçka për ta kaluar fazën e grupeve.”.

“Gjithmonë një nder për të udhëhequr Zvicrën, veçanërisht në një turne të madh si ky. Nuk është rezultati që donim por do të japim gjithçka për të arritur në fazën tjetër”, ka shkruar Xhaka.

 

Top Channel