Disa pamje emocionale janë publikuar së fundmi të momenteve kur zoti Luo është ribashkuar me të birin e tij, i cili ishte rrëmbyer nga trafikantë njerëzorë kur i ati e humbi nga sytë në një stacion treni disa dekada më parë.
90-vjeçari kinez shfaqej teksa ribashkohej me të birin e humbur 58 vjet më parë kur ai ishte vetëm 2 vjeç.
Pamjet e emocionale ishin publikuar nga bashkia e qytetit Zaozhuang në provincën lindore kineze të Shandong.
Burri i moshuar shihet duke qëndruar në një podium teksa rrethohet nga dëshmitarë, kur djali i tij i del përpara dhe e përqafon. Përqafimet e tyre regjistrohen nga spektatorët e ribashkimit.
Luo kishte humbur djalin e tij dy vjeçar në stacionin e trenit të Xuecheng në 1963 teksa priste një tren.
Ai kishte lëshuar dorën e të birit për një moment por kuptoi se diçka nuk shkonte dhe vërejti se i vogli ishte zhdukur.
Djali besohet se është rrëmbyer nga trafikantë njerëzorë që e kishin çuar në Shanghai, ku më pas ishte shitur ose adoptuar nga një çift.
Luo dhe familja e tij kishin kërkuar Fu për vite me radhë, duke përdorur gazeta, mjete të tjera dhe më pas internetin, duke tentuar ta gjenin.
Në 2015, policia e Zaozhuang hapi një hetim të veçantë për incidentin duke përdorur teknologjinë e testeve të ADN dhe zgjeroi kërkimet në provinca të tjera kineze.
Rrjedhimisht ata arritën të gjurmonin Fu më 1 qershor, pas konfirmimit të përputhjes së ADN-së me të atin, me të cilin u ribashkuan në 8 qershor pas 58 vjet ndarjeje.
Fu kishte treguar se prindërit e tij adoptivë i thane se ‘e kishin marrë’ në Shanghai, por nuk dinte më shumë për të kaluarën e tij.
Me përmirësimet në teknologji, autoritet kineze kanë zgjeruar hetimet e tyre për cështjet e fëmijëve të humbur dhe deri tani raportohet se janë identifikuar 1,680 fëmijë të trafikuar brenda Kinës gjate dekadave.
Top Channel