Socialistët e shkarkuan nga detyra e Presidentit, por Ilir Meta nuk ka ndërmend ta njohë vendimin e Parlamentit.
“Kini durim, deri 24 korrik të vitit të ardhshëm do jem këtu. Ju e patë, po e pranojnë haptazi se u ka plasur cipa fare, kush e di sa euro kanë marrë për të votuar për shkarkimin e Presidentit sipas tyre”, thotë Meta.
Ndonëse e ka shkarkuar, mazhorancës i duhet firma e Presidentit për dekretimin e qeverisë së re. Por, a do të ndikohet Ilir Meta nga vendimi i Parlamentit?
“Nuk mund të marr seriozisht një akt të tillë dëshpërues, të një kuvendi të shkarkuar prej kohësh që ka zero opozitë dhe përfaqëson zero opozitë”, përgjigjet Meta.
Zotohet se në vjeshtë do të ndryshojë qasje me shumicën dhe pakicën e re parlamentare”
“Pres me qetësi dhe durim përfundimin e procesit te ankimimeve dhe të bashkëpunoj me opozitën dhe shumicën e re, në parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës”.
Qetësinë dhe durimin e humb, kur kujton djegien e mandateve nga PD-LSI, që prodhoi një opozitë të re që mundësoi shkarkimin e tij nga detyra”
“Është një nga faqet e zeza, më të errëta të historisë ai Kuvend dhe faqen e zezë kush e ka bërë me qëllim, dhe e nxorën në prite Presidentin, jo Ilir Metën”.
Top Channel