Italiania zgjohet pas 10 muaj në gjendje kome nga ataku kardiak (fotot)

10/06/2021 18:42
Cristina Rosi eshte duke u trajtuar ne Austri

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, raportonin sot mediat vendase.

37 vjeçarja Cristina Rosi, ishte shtatë muaj shtatzënë kur pësoi një atak kardiak në korrik të vitit të shkuar.

Vajza e saj Caterina, lindi në spital me prerje emergjence çezariane por zonja Rosi mbeti në gjendje kome me dëmtime të dyshuara në tru nga ataku kardiak, në një spital të rajonit verior të Toscana.

E vogla tashmë ka thënë fjalën e saj të parë “Mama”, raporton bashkëshorti i gruas.

“Ne nuk e prisnim, ishte një gëzim i madh pas kaq shumë vuajtjesh,” tha Gabriele Succi, për të përditshmen ‘La Nazione’.

Zonja Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill ku mori kujdes të specializuar për rekuperimin e saj. Si bashkëshorti dhe e ëma ishin pranë saj kur gruaja foli per here te parë.

Trajtimi i saj i specializuar ishte paguar me anë të ngrijtes së një faqeje të mbledhjes së donacioneve, në të cilën u mblodhën më shumë se €170,000 për kurën rehabilitimin e mëtejshëm, ku përfshihet dhe fizioterapia.

“Kristina është si një tjetër person,” thotë zoti Succi.

“Ajo është më e relaksuar, doktorët hoqën trakeotominë me anë të një pompe dhe po i japin mjekime që duhet të sjellin progres të mëtejshëm fizik. Kemi pasur ditë pozitive, e nxorra jashtë me karrocë dhe ishte kohë e bukur me diell”, shtoi ai mes të tjerash.

Bija e çiftit kishte kaluar disa muaj në spital prej mungesës së oksigjenit gjatë lindjes.

Ndërkohë Gabriele është gjithashtu duke u përpjekur me burokracitë e marrjes së rimbursimit të një pjese të parave të trajtimit.

FOTO GALERI
2/3
Zonja Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill ku mori kujdes të specializuar për rekuperimin

Top Channel