Shushica, nuk mund të kuptohet pa zbuluar terrenin që ka, nuk është siç e mendon fare.
Pjesa e parë i ngjan një akti që të fton si një spektator të ndjekësh pa asnjë pagesë dhe të dytin. Veprat, natyrisht nuk kanë autor tjetër veç Zotit. Por këtu kanë dhe njeriun. Me një sipërfaqe 88-të km, këtu veç natyrës të befasojnë historitë e jetës së banorëve bashkë me lashtësinë e këtij vendbanimi.
Shemrat që takuam, plot ngazëllim flisnin për jetën që shkuan së bashku me të njëjtin burrë. Varret prej më shumë se 5-së shekujsh, na bën jo pak përshtypje. Ky është i vetmi fshat që historinë e tij e shkruan në varre. Si? Cilat janë traditat këtu? Si janë ruajtur Kuranet e vjetra prej 2 – shekujsh? Si ishte më i vogli prej 500 faqesh në përmasën 2 – 1 cm?
Kjo e radhës nga Ilnisa Agolli, është një udhë që nuk duhet humbur për asnjë arsye. Ndiqni se çfarë rrëfejnë banorët dhe gjithë potencialin që Shushica dëshmon. Nga viti 1931 këtu kishte vetëm 36-të familje, ndërsa sot popullata arrin deri në 4000 frymë. Më i madh se Cërriku dhe me atraksione turistike si Bysheku, ku mund të programoni një fundjavë ndryshe me të afërmit tuaj. Shiheni të plotë këtë dokumentar që të befason. Video e plotë:
Top Channel