Austria arreston ushtarakun me tatuazhin e fshehtë nazist në organet private (fotot)

10/06/2021 21:05

Një ushtar austriak është dënuar sot më 19 muaj burg për një tatuazh kryqi të thyer nazist që kishte bërë në testikuj.

29-vjeçari kishte pirë një shishe uiski para se i vëllai t’i punonte tatuazhin e simbolit të ndaluar nazist në organet e tij private, u tha në gjykatën e Klagenfurt në jug të vendit.

Ushtaraku kishte postuar një foto të tatuazhit të tij në internet dhe në një tjetër rast, ia kishte treguar me mburrje kolegëve të tij në fund të një stërvitjeje ushtarake.

Ushtaraku nuk është identifikuar publikisht prej ligjeve austriake të privatësisë, por është akuzuar gjithashtu për postim të fotove naziste në një bunker të kthyer në muzeum të Luftës së Ftohtë.

I riu u burgos për lavde ndaj nazizmit dhe mbajtje të jashtëligjshme të armëve të zjarrit.

I akuzuari shprehu keqardhje gjatë gjykimit, duke thënë se ishte si “i penduar” dhe i “turpëruar” nga veprimet e tij të mëparshme.

Ai tha në gjykatë: “Rashë në shoqëri të keqe. Për ne, çdo që është e ndaluar sikur na tërheq, por e kuptojmë të gjithë se çfarë gabimi është”.

Ai shtoi se vetëm kur nisi të kryhej ekzaminimi i testikulit me tatuazh, filloi të kuptonte se çfarë “budallallëku” ishte ajo që kishte bërë.

Ish-ushtaraku tha më tej se nuk shoqërohej prej vitesh me njerëz të së djathtës radikale dhe se nuk pinte më alkool pasi kishte përfunduar një herë në qeli prej abuzimit.

Avokati i tij Franz Zimmermann, tha se do të apelojë verdiktin e burgut.

Sipas ligjit austriak të ndalimit të shfaqjeve të socializmit nacionalist të vitit 1947 dënohen me burg të gjithë ata që ringjallin ose lëvdojnë organizata të lidhura me ish-partinë naziste gjermane.

FOTO GALERI
3/3
Sipas ligjit austriak të ndalimit të shfaqjeve të socializmit nacionalist dënohen me burg ata që ringjallin ose lëvdojnë organizata të lidhura me ish-partinë naziste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA