4 vjeçarja e lindur me 14 gishta duarsh e 13 gishta këmbësh kryen operacionin shpëtimtar të normalitetit (fotot)

10/06/2021 17:19

Ting Ting kishte lindur me anomali kongjenitale në duar dhe deformime në këmbët, të cilat kishin bërë që të kishte një total prej 27 gishtash. Gjendja e saj i bënte të pamundura punët e përditshme të një katër-vjeçareje si ushqimi mësimi apo loja.

Por vajza ka kryer tashmë kirurgjinë ndryshuese për jetën për korrigjimin e defekteve të lindjes.

Ting Ting nga Guangdong në juglindje të Kinës vuante nga ato që njihen si anomali kongjenitale, por familja e saj e dërgoi në spitalin ortopedik të Guangzhou Heping ku doktorët i thanë se vajza vuante nga polidaktilia – siç quhet gjendja e saj.

Në pamjet e marra nga doktorët, vajza e vogël tregon duart për kamerat, ku shihen shtatë gishta në secilën.

Një doktor shpjegonte se  Ting Ting kishte dy ose më shumë gishta të ngjitur së bashku, deformiteti i njohur si sindaktili.

Pas një kirurgjie të gjatë doktorët arritën të hiqnin gioshtt e tepërt të duarve e të këmbëve.

Dr Wang Xiaoli, kreu i kirurgjisë plastike të spitalit shpjegonte se gishtat ishin të bashkuar në kyçin meta-karpo-falangeal të të dyja duarve, si dhe në gishtat e pestë të dyja këmbëve.

Por ndryshe nga gishtat e rregullt ato nuk mund të lëviznin me zgjatje e tërheqje normale.

Dr Wang tha: “Një analizë e detajuar u bë mbi pozicionin dhe strukturën e gishtave të shumëfishtë të Ting Ting. Meqënëse ajo ishte ende shumë e vogël nuk mund të përdornim shumë anestezi kështu që zgjidhëm fillimisht problemin e gishtave të shumëfishtë të dorës e më pas atë të këmbëve”.

Ekspertët thanë se Ting Ting mori anestezi për procedurën e korrektimit osteotomik dhe operacioni kaloi me sukses.

FOTO GALERI
1/4
Ting Ting kishte lindur me anomali kongjenitale në duar dhe deformime në këmbët

Top Channel