“Shehaj solli listë ‘blof’”/ Gjana për zgjedhjet në PD: Tre kandidatë s’kanë sjellë emrat e anëtarëve të Komisionit

09/06/2021 11:44

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka dalë sot në një deklaratë për mediet, ku ka folur për zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të dielë, 13 qershor 2021.

Sipas tij, 4 kandidatët e PD për kreun e ri, nuk kanë dorëzuar emrat e përfaqësuesve në 74 degët e të gjithë vendit. Gjana tha se Basha ka sjellë emrat e anëtarëve të tij të Komisioneve, duke shtuar se tre kandidatët e tjerë nuk i kanë dorëzuar.

Mes të tjerash Gjana tha se kandidati Agron Shehaj ka dorëzuar listë ‘blof’ me anëtarët e Komisioneve, pasi ata nuk janë pjesë e PD.

“Përfaqësuesit e kandidatëve të tjerë nuk kanë sjellë asnjë emër që do i përfaqësojë në 76 komisionet e votimit. Është zhvilluar një diskutim i gjatë, madje njëri nga kandidatët, Shehaj dorëzoi pardje një listë që pasi e verifikuam rezultuan se askush prej tyre nuk ishte anëtar i PD. Është një listë blof, e papranueshme të bëhen lojëra të kësaj natyrë. Plotësimi i Komisioneve me përfaqësues të kandidatëve është e drejtë, jo detyrim. Nëse duan ta shfrytëzojnë, deri më tani po e zvarrisin përtej çdo kufiri dhe mbrëmë e km bërë të qartë, asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni Zgjedhor.

Ne do presim deri në minutat e fundit, por në asnjë rast nuk do të delegohet pa bërë verifikimet. Asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni i PD, një njeri që ka shkuar të shoqërojë kandidatin për deputet të Murrizit apo Patozit, është i ditur që ka qenë në fushatë dhe s’mund të marrë pjesë.

Ata që kanë bërë fushatë të fshehtë, nuk mund të hyjmë në shpirtin e secilit. Janë përcaktuar kush konsiderohen vota të vlefshme dhe të pavlefshme si edhe është miratuar udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në lista, por disponojnë dokument anëtarëve.

Nuk do u mohohet kjo e drejtë, por do ketë disa kushte dhe disa përjashtime. Kushtet do të jenë që do të paraqiten pranë qendrave me dokumentin e anëtarësisë dhe me kartën e identiteti. Komisioni ka për detyrë që të regjistrojë në një formularë të posaçëm emrin, atësinë dhe mbiemrin, nr e identifikimin, numrit të telefonit dhe të marrë firmën dhe kartat e anëtarësisë do të mbeten te Komisioni që do i depozitojë në Komision bashkë me materialet e tjera.

Këto karta në një procesverbal të posaçëm do ua dorëzojë Sekretarit Organizativ që brenda 1 muaji do i regjistrojë në sistem, të nxjerrë kartat e reja dhe t’i pajisë me kartat e reja të anëtarësisë dhe më pas do i kthejnë dokumentin e vjetër. Përjashtohen ata anëtarë që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera jashtë koalicionit të PD me aleatët”, tha Gjana.

Top Channel