Për njerëzit që shpresojnë, këto janë disa zakone që mund të bëni për të rritur shpresat
Selena Gomez, në një intervistë për Vogue, ka folur për ndikimin që ka pasur në krijimin e stilit të saj, dy artiste të njohura të muzikës pop.
Selena Gomez u bë shumë e sinqertë kur tregoi disa nga veshjet e saj më ikonike, nga periudha kur ishte pjesë e Disneyt, nga vitet 2007 deri në 2021.
Themeluesja e “Rare Beauty” në një video të re të Vogue, të publikuar në 28 prill, shpjegoi se si këngëtaret Taylor Sëift dhe Britney Spears frymëzuan stilin e saj. “Të them të drejtën, kur isha më e re, Taylor më frymëzonte shumë kur bëhej fjalë për veshjet e zakoshme dhe të skenës”, zbuloi Selena, ndërsa fliste për ‘outfit-in’ që kishte veshur në videoklipin e vitit 2011 për “Love You Like a Love Song”.
Ajo pastaj tha me dyshim se “ju kurrë nuk do të më shihni të vish përsëri atë … Mendova se ishte koha të bëhesha një yll pop. Ishte vërtet argëtuese. Mendoj se ishte hera e parë që përpiqesha të isha pjesë e modës së lartë. Dhe mund të qeshësh me këtë, sepse kjo nuk është moda e lartë “.
Kur foli për turneun e saj në Revival 2016, Selena shpjegoi se një nga jumpsuit-et që veshi, ishte frymëzim nga prodhuesja e hitit “Toxic”.
“Është kaq e vështirë të bësh turne kur je femër sepse ke gjithë atë presion për të krijuar shumë ‘outfit-e’ dhe njëkohësisht të jesh rehat me veshjen dhe të kesh mundësi të performosh”, shpjegoi ajo.
Top Channel