Kuvendi seancë për shkarkimin e tij, Meta ‘festë’ në Presidencë me ansamblin e Dibrës: Një ditë kaq e bukur pranvere…

09/06/2021 11:30

Ndërkohë që në Parlament po diskutohet dhe më pas do të votohet për shkarkimin e Presidentit, ky i fundit ka ftuar në ambientet e Presidencës ansamblin folklorik të Dibrës për të kënduar e kërcyer, në një ditë të tillë, që për Presidentin Meta duket se është thjesht një ditë e zakonshme.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shprehet shumë i lumtur që një ditë të bukur pranvere të mikpresi ansamblin folklorik.

“Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare. Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare”, shkruan Meta.

Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel