Kapexhiu nga festa në Presidencë: Në një sallë të mbyllur po thuren intriga, te ne po hidhet valle!

09/06/2021 11:56

Regjisori, aktori dhe karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu, gjatë fjalës së tij të mbajtur ditën e sotme në aktivitetin që u zhvillua në ambientet e Presidencës, komentoi seancën që po mbahet sot në Kuvend ku pritet të votohet raporti për shkarkimin e presidentit Meta.

Kapexhiu i cilësoi intriga ato që po ndodhin në parlament, teksa uroi që ky aktivitet kulturor t’iu shërbejë për të reflektuar dhe bashkuar festës së artistëve.

“Ne një sallë te mbyllur thuren intriga, ndërsa ne ketë ambient te hapur, ne këtë dite kaq te bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund te mos qeshim dhe urojmë qe ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre qe te reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë”, u shpreh Kapexhiu.

Top Channel