Nesër në parlament, votohet për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, pasi Komisioni Hetimor identifikoi shkelje të rënda të Kushtetutës.

Për t’u miratuar shkarkimi, duhen jo më pak se 2/3 e votave të deputetëve, ose jo më pak se 94 vota. Kjo do të thotë se mazhorancës i duhen dhe votat e opozitës aktuale parlamentare.

Sot, në “Top Talk”, dy deputetë opozitarë dhanë këndvështrimet e tyre për çështjen.

Edmond Stojku nuk përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por thotë se votoi pro që raporti i komisionit të shkonte në kuvend dhe të vërtetohet se ndëshkueshmëria nuk njeh post.

Votimi pro nga unë tregon që ndëshkueshmëria nuk njeh post. Ligji është i barabartë për të gjithë. E drejta për ta çuar në bankën e të akuzuarve këdo, për herë të parë në politikën shqiptare.
Ne e çuam në kuvend për të thënë që e drejta për të vendosur ka apo nuk ka faj, është e drejtë kushtetuese që duhet zbatuar njësoj për të gjithë”.

Ndërsa Artur Roshi, me argumentet e tij, tregon se është kundër shkarkimit të Presidentit.

“Unë gjykoj se shkarkimi i Presidentit është një çështje emocionale, që vjen për shkak të pushtetit të plotfuqishëm të Ramës.
Është hera e dytë që merret një iniciativë e tillë. E para dështoi, pasi Venecia u shpreh pro Presidentit. Unë them që edhe këtë herë, Gjykata Kushtetuese do të jetë në krahun e deputetëve opozitarë
Që të shkarkosh Presidentin, Kushtetuta përcakton dy gjëra:
Tradhti të lartë kombëtare dhe së dyti, ku nuk është në gjendje të ushtrojë funksionet e tij si President.
Asnjëra nga këto të dyja nuk është. Atëherë, çfarë është? Thjesht Presidenti është shqetësuar për çështjen e zgjedhjeve dhe të dy herët që mazhoranca ka tentuar ta shkarkojë, ka qenë për çështjen e zgjedhjeve. Presidenti ka qenë i shqetësuar nëse zgjedhjet do të ishin të lira apo jo. Presidenti me gjestet e tij frustroi kapriçot e mazhorancës që thoshte se ne jemi…”

Përballjen e qeverisë me Presidentin, Roshi e konsideron të gabuar dhe shton se cenon postin e

Presidentit, në vazhdimësi.Them që Presidenti është në të drejtën e vet të ushtrimit të detyrës. Mazhoranca është në rrugën e gabuar, sepse krijon për herë të parë një precedent me institucionin e Presidentit, nuk ka rëndësi këtu nëse është Ilir Meta apo dikush tjetër. Duhet të jemi të matur, për të lënë një vazhdimësi të postit të Presidentit”.

Top Channel