Ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila ndodhet në qytetin e Pogradecit, ku është takuar me këngëtaren e njohur Ermira Babaliu.
Teksa ka ndarë një foto në rrjetet sociale, Kim tregon edhe historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren shqiptare, konkretisht në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, teksa ndërronin avionët.
“Si filloi … si po shkon! Unë dhe Ermira Babaliu u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit në shkurt të vitit të kaluar. Ne kaluam aq mirë në ato 5 minuta sa premtuam të takoheshim në Pogradec muajin tjetër. Bllokimi i Covid ndaloi takimin tonë, por pas më shumë se një viti, së fundmi jemi së bashku në Pogradec duke mbajtur premtimin. Pas disa orësh, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, dhe unë do të jem atje për të duartrokitur. Por së pari, Mira më dha një vështrim vjedhurazi buzë liqenit …” shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Top Channel