Itali, nxisnin dhunën kundër emigrantëve-mes të ndaluarve dhe “Miss Hitleri”!

07/06/2021 22:07

Propagandë idesh naziste dhe antisemite, video e imazhe me përmbajtje raciste dhe diskriminuese, teza mohimi, nxitje për të kryer veprime të dhunshme kundër hebrenjve dhe qytetarëve nga vende jo anëtare të BE-së.

Këto janë akuzat kundër 12 personave të moshës nga 26 deri në 62 vjec ne Itali që besohet se i përkasin një organizate të quajtur “Urdhri Ario-Romak” . Akuzat janë ngritur në vazhdën e një hetimi nga zyra e prokurorit të Romës që çoi në lëshimin e disa urdhër arresteve.  Organizata, thonë hetuesit, kishte nisur planifikimin edhe për aksion kundër një strukture të NATO-s.

Në një sërë qytetesh italiane kane nisur kontrolle per gjurmimin e veprimtarisë së grupit, që ishte jashtëzakonisht aktiv sidomos në rrjetet sociale. Ata kishin dy faqe në Facebook dhe në njërën prej platformave sociale më të përdorura në Rusi, të cilat ishin të mbushura me përmbajtje raciste dhe teori konspiracioni.

I lidhur me “Urdhrin Ario-Romak” ishte dhe një grup në Whatasapp i quajtur “Judenfreie Liga” (Lidhja antisemitike) ku të dyshuarit nxisnin  veprime të dhunshme kundër hebrenjve dhe emigrantëve. Në mesin e personave nën hetimë eshtë edhe Francesca Rizzi, e cila në vitin  2019 fitoi konkursin “Miss Hitleri” të zhvilluar online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA