Zgjedhjet në PD/ Basha: 13 qershori, testi i parë. Kandidatët e tjerë në garë vijojnë takimet

06/06/2021 15:25

Lulzim Basha u shpjegoi demokratëve të qarkut të Elbasanit se përse zgjedhjet e 13 Qershorit për kryetarin e ri të PD marrin rëndësi dhe shkojnë përtej një zhvillimi të brendshëm të kësaj force politike.

“Ndodhem sot këtu për t’ju kërkuar që ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit”.

Ndërsa kandidati Agron Shehej u takua me demokratët e Këlcyrës.

Kandidati Fatbardh Kadilli publikoi këtë videomesazh për antarësinë e PD-s.

“Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet përfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde. Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjeçarit! Demokrat – Behu Zot i Fatit Tënd!”

Top Channel