Biden do të takohet me Stoltenbergun në Shtëpinë e Bardhë para Samitit të NATO-s

06/06/2021 01:33

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë para Samitit të NATO-s i cili do të mbahet më 14 qershor.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një konferencë për media vuri në dukje se Biden dhe Stoltenberg do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

“Biden dhe Stoltenberg krahas Samitit të NATO-s më 14 qershor do të diskutojnë për shumë çështje në axhendën e NATO-s”, tha Psaki duke ndarë informacionin se “Dyshja do të shkëmbejë pikëpamjet për ta bërë NATO-n të përshtatshëm për t‘iu përgjigjur kërcënimeve të tilla si sulmet kibernetike dhe ndryshimi i klimës”.

Psaki theksoi se administrata e Bidenit synon të rigjallërojë partneritetin Transatlantik dhe se NATO është një pjesë e madhe e këtyre përpjekjeve. Ajo shtoi se Biden në takimin që do të zhvillojë më 16 qershor në Gjenevë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin do të sjellë në tryezë shumë çështje të tilla si Ukraina dhe sulmet kibernetike.

“Në këtë mbledhje nuk presim që të zgjidhet çdo gjë. Do të ketë vështirësi mbi të cilat do të punohet në të ardhmen. Por, këtë takim e shohim si një mundësi për të biseduar për fushat e përbashkëta të tilla si siguria bërthamore, stabiliteti si dhe disa nga shqetësimet tona”, deklaroi Psaki.

Top Channel