UFO-t pranë luftanijes së SHBA, shkencëtari: mesazh mbi Luftën e Tretë Botërore!

05/06/2021 18:20

Afrimi i tyre me luftanijet amerikane, mund të jetë një sinjal që UFO-t po përpiqen t`i dërgojnë njerëzimit, thotë shkencëtari Gary Heseltine, nënkryetar i Koalicionit të ri Ndërkombëtar për Kërkime Jashtëtokësore.

Ai mendon se jashtëtokësorët ndoshta po përpiqen të bëjnë një paralajmërim mbi armët atomike dhe Luftën e tretë Botërore. Heseltine u shpreh për The Sun se ka një lidhje mes UFO-vë dhe kapaciteteve nukleare të globit.

“Ekziston një korrelacion mes faktit që ata janë shfaqur pranë impianteve atomike, apo avionëve bërthamore, nëndetëseve bërthamore, ose zonave ku ruhen armë bërthamore”, shprehet shkencëtari.

“Duket sikur thonë se nuk i pëlqejnë armët bërthamore. Ndoshta ata e kuptojnë se në këtë mënyrë, ne mund ta shkatërrojmë këtë planet të bukur”, shton ai.

Disa nga videot më të famshme të UFO-ve u regjistruan pranë USS Theodore Roosevelt dhe USS Nimitz, që të dyja transportuese të avionëve bërthamorë. Së fundi, u publikuan pamje të 14 objekteve të paidentifikuara duke fluturuar mbi luftanijen Omaha.

Heseltine ka punuar për 6 vjet si hetues pranë forcan ajrore britanike e 24 vjet të tjera me policinë angleze të transportit, e nisi ne 2002-shin dhe bazën kombëtare të të dhënave mbi alienët e cila përdoret nga forcat e rendit.

Top Channel