Indi, shënohen mbi 2.700 vdekje të reja nga COVID-19

05/06/2021 03:13

Në 24 orët e fundit në Indi, e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 2.713 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 2.713 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 340.702. Ndërsa me 132.364 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 28.574.350. Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara. Në vendin ku vazhdon ende trajtimi për 1.635.993 të prekur nga virusi, normat e testeve pozitive janë regjistruar të jenë në 6.38 për qind.

Top Channel