‘Fëmijët e Zotit’/ Brenda kultit famëkeq ku viktimat abuzoheshin e detyroheshin të mësonin përmendësh Biblën

05/06/2021 16:17

Kulti famëkeq kristian ‘Fëmijët e Zotit’, i themeluar në vitin 1968, arriti të krijonte komuna të tij në të gjithë botës dhe në kulmin e tij kishte më shumë se 15,000 anëtarë. Por të mbijetuarit thonë tashmë se abuzimet në të ishin të përhershme.

Kulti fetar i krijua fillimisht nga predikuesi David Brandt Berg, dhe fillimisht përbëhej nga të rinj rebelë ‘hipi’ apo të larguar nga shtëpitë.

Ata i përkushtuan veten adhurimit të Jezus Krishtit dhe seksit të shthurur, duke jetuar ‘sot për nesër’, të bindur se “Apokalipsi” ishte në ardhje.

Kulti krijoi komunat e tij në shumë vende si SHBA, Britania e Amerika Latine.

Aktorët e Hollywood , Rose McGowan e Joaquin Phoenix kanë qenë të lindur në këtë kult, por më pas familjet e tyre arritën të largoheshin.

Akuza serioze për abuzime seksuale e fizike janë bërë nga anëtarë të kultit përgjatë dekadave.

Të mbijetuarit thonë se janë torturuar, rrahur dhe detyruar të mësojnë përmendësh vargjet e Biblës.

FBI ka hetuar sektin për akuza përdhunimesh, pengmarrjeje e incesti.

Viktimat që arrinin të largoheshin prej tij thonin se anëtarët mbaheshin të izoluar nga bota e jashtme, nuk lejohej të punonin apo të dërgonin fëmijët në shkollë.

33 vjeçarja Sharen Seitz, nga Colorado e lindur në kult, thotë se inkurajohej të konsideronte anëtarët e grupit si familje.

Kjo bëri që për shumë kohë ajo të mos dinte cilët ishin prindërit e saj të vërtetë.

Ajo kujton sesi mbyllej në dhomë për të mësuar përmendësh vargjet e Biblës, si dënim për gabimet e saj.

Fëmijëve u mësohej se seksi ishte mënyra ndarjes së dashurisë së Zotit me njerëzit. “Abuzimet fizike dhe emocionale ishin të shumta”, kujton ajo, duke shtuar se predikuesit thonin se ata që largoheshin, ishin djallëzorë dhe do të digjeshin në ferr.

Dawn Watson, e arratisur nga një komunitete i tillë në Brazil kur ishte 13 vjeçe thotë se pësoi abuzime nga të gjitha format. Fëmijëve u mbyllej goja me ngjitëse për t’i bërë të heshtnin, ndërsa gruaja kujton se qëllohej aq shpesh me shuplaka sa ishin sëmurur këmbët. “Mbaj mend që shkova te nëna ime dhe e pyeta ‘Pse dashuri është kjo?’” kujton Dawn.

FOTO GALERI
4/5
Flor Edwards u arratis nga kulti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA