Periudha më e nxehtë e vitit/ Vala ekstreme nuk kursen as SHBA-në, mbi 25 milionë persona përballen me temperatura të larta 03/07 16:18
Disa burra të armatosur kanë vrarë rreth 100 njerëz në një sulm ndaj një fshati në veri të Burkina Faso, ka thënë Presidenti Roch Kabore.
Gjatë sulmit brenda natës në Solhan, shtëpitë dhe tregu u dogjën gjithashtu, raporton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar një deklaratë të qeverisë.
Asnjë grup nuk ka thënë se ishte prapa dhunës.
Por sulmet islamike janë gjithnjë e më të zakonshme në vend, veçanërisht në rajonet në kufi me Nigerin dhe Malin.
Presidenti Kabore ka deklaruar tre ditë zie kombëtare duke thënë, se “ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër forcave të së keqes”.
Forcat e sigurisë aktualisht po kërkojnë autorët, shtoi ai.
Top Channel