30 minuta larg vdekjes: U verbua nga kafshimi i kobrës, tani i paralizohen dhe këmbët!

05/06/2021 18:55

Një 49 vjeçar britanik u verbua krejtësisht pas kafshimit nga një kobra mbret, dhe tani ka humbur ndjeshmërinë në të dy këmbët e tij rrëfeu i vëllai.

Ian Xhonsin vetëm 30 minuta  e ndanë nga vdekja kur gjarpri tmerrësisht helmues e kafshoi në krah në një fshat të Indisë nëntorin e vitit të kaluar. I vëllai Mark thotë se gjendja e tij nuk është aspak e mirë.

“Sapo menduam se filloi të përmirësohej, situata papritur mori për keq dhe tani nuk i përdor dot më fare këmbët. I duket sikur nuk do ta marrë më veten”, shprehet ai hidhëruar.

Kolegët thonë se Ian, baba i dy fëmijëve, ishte ulur dhe po qetësohej në vendin e tij të punës, që ishte qendra e një organizate bamirëse në Raxhastan, kur një kobër e zeza e kafshoi papritur në pjesën e poshtme të krahut dhe në dorë. Në ato momente, 49 vjeçari kishte qenë duke kaluar për herë të dytë Covid 19-tën, dhe kafshimi ia përkeqësoi menjëherë gjendjen. Organizata e bamirësisë, me të cilën Jones kishte punuar prej 6 vjetësh, krijoi një faqe për mbledhje fondesh për të, e së fundi njoftoi se britaniku është në karrige me rrota.

Top Channel