“The Wall Street Journal”: Dronët e armatosur të Turqisë “ndryshuan lojën”!

04/06/2021 13:28

“The Wall Street Journal”, një nga gazetat më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkroi se mjetet ajrore të armatosura pa pilot me kosto të ulët, dronët SIHA, të prodhuara në Turqi, u bënë “ndërrues të lojës” në luftërat në Siri, Libi dhe Azerbajxhan.

Në lajmin ku theksohet se ushtritë e vogla nëpër botë po u drejtohen mjeteve plotësisht të pajisura por më të lira të sulmit kundër armiqve të tyre, ndër të tjera shkruhet “Kjo taktikë e re e luftës, e cila shfaqi sukses në konfliktet rajonale vitin e kaluar, ndryshoi ekuilibrin strategjik rreth Turqisë dhe Rusisë“.

Teknologjia digjitale me kosto të ulët e prodhuar në Turqi ka shkatërruar tanke, automjete të tjera të blinduara dhe sisteme mbrojtëse në luftërat që Rusia ka marrë përsipër në Siri, Libi dhe Azerbajxhan. Këto dronë të armatosur janë aq efektivë sa ata që zotërojnë teknologji të lartë të pajisjeve luftarake me kosto të lartë, por janë më të lirë në çmim”, shkruhet në lajmin e gazetës.

Gjithashtu u theksua se këto avionë, të cilët mund të fluturojnë vetëm ose në grupe, kanë zëvendësuar detyrën e avionëve që më parë ishin shumë të shtrenjtë: “Këta dronë mund të qëndrojnë në ajër për 24 orë dhe mund të gjejnë vakum në sistemet e mbrojtjes ajrore, mund të ndihmojnë aeroplanët luftarakë që të marrin shënjestër dhe të lëshojnë vetë raketa“.

Duke bërë të ditur se dronët e armatosur, të prodhuar nga Turqia ishin gjithashtu efektive në fitoren e Azerbajxhani, në muajin nëntor në Karabakun Malor: “Suksesi i dronëve ka ndihmuar Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan të rrisë ndikimin e tij rajonal pa rrezikuar një numër të madh ushtarësh ose pajisjesh të shtrenjta”, thuhet në lajmin e “The Wall Street Journal”/ TRT

Top Channel