Po fliste për takimin Lukashenko-Putin/ E dashura “i bën gjëmën” analistit rus, shfaqet nudo gjatë lidhjes “live” (VIDEO)

04/06/2021 21:54

Gjithçka mund të ndodh gjatë një transmetimi live! Një televizion ukrainas ndaloi transmetimin e intervistës me një analist rus, i cili po rrëfente detaje rreth takimit të dy liderëve Putin dhe Lukashenko dhe arsyeja do t’ju habisë!

Bëhet fjalë për analistin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarit, por pati një pauzë të zgjatur sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen.

“A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti analisti personin prapa ekranit të kompjuterit.
Vajza më pas e ktheu ekranin drejt saj, e u zbulua se ishte topless.

Elovsky shpejt e ktheu ekranin përsëri nga vetja, por transmetimi i intervistës u ndërpre menjëherë për shkak të “vështirësive teknike”, dhe drejtuesit vazhduan me emisionin.

Top Channel