“Mendova se po vdisja”/ Momenti i tmerrshëm kur makina përplas 27-vjeçaren

04/06/2021 08:29

Disa pamje tronditëse tregojnë momentin e tmerrshëm kur modelja e “Only Fans”, u hodh në ajër nga një shofer, i cili dyshohet se ka qenë i dehur.

27-vjeçarja Finley Taylor ishte duke ecur me bashkëshortin dhe qenin e saj, kur një makinë hipi në bordurë dhe e përplasi. “Daily Maill” shkruan se si pasojë e përplasjes ajo ka marrë dëmtime të rënda.

Taylor aktualisht ka 15 qepje në këmbën e saj, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa bashkëshorti i saj, Eddie dhe qeni, nuk morën asnjë plagë.

Ngjarja e rëndë ndodhi para banorëve në zonën Ammanford në Wales. Sipas mediave britanike, shoferi i makinës që përplasi 27-vjeçaren, Emily Down, u ndalua nga banorët e lagjes dhe më pas u mor në pyetje nga policia.

“Mendova se po vdisja”/ Momenti i tmerrshëm kur makina

Finley, e cila punon si modele në uebfaqen e të rriturve “OnlyFans”, ka mbetur e paaftë për të punuar pas aksidentit.

“Makina më goditi aq fort dhe aq shpejt sa mendova se po vdisja. Nuk mund ta besoj se jam gjallë. Pamjet janë tronditëse. Makina hipi në trotuar dhe më përplasi”, ka treguar ajo.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel