Keni bërë plane për fundjavën? Shihni më parë parashikimin e motit për dy ditët që vijnë

04/06/2021 16:24

Shqipëria sot paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit priten deri 31 gradë në shtrirjen Perëndimore dhe 27 gradë zonat Malore.

Dita e shtunë sjell vranësira më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ndërsa e dielë do të jetë e kthjellët deri pas mesdite ku pritet shtim i  vranësirave duke gjeneruar shira në veri dhe pjesërisht në qendër. Temperaturat e ajrit të dielën bien lehtë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h duke bërë që deti të jetë i trazuar.

Zonat bregdetare me diell dhe temperatura të larta, por parametri i erës është  i pranishëm duke bërë që deti të jetë me dallgë.

Zonat malore me kthjellime dhe vranësira, por dita e dielë pasdite me shira afat shkurtër dhe  temperatura deri 26 gradë dhe stuhi ere pasditen e së dielës në veriperëndim.

Zonat juglindore sot dhe nesër me kthjellime e vranësira dita e diel sjell shira të pakët dhe temperatura deri 25 gradë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA