20 familje të një pallati në Njësinë Administrative Rrashbull kanë mbetur në qiell të hapur.
Pallati i tyre është i pabanueshëm nga dëmtimet që ka shkaktuar mbi të tërmeti i 26 nëntorit 2019. Disa prej banorëve kanë marrë bonus qiraje për vetëm 6 muaj, por ka edhe nga ata që nuk e kanë përfituar fare.
Banorët u ankuan në Fiks Fare pasi prej gati 2 vitesh nga tërmeti ata gjenden në po të njëjtën situatë, jashtë e pa shtëpi. Bonusi i tyre i qirasë ishte vetëm 6 muaj e më pas këta banorë nuk kanë patur asnjë ndihmë nga shteti. Disa prej tyre janë në kushte shumë të vështira ekonomike dhe strehë kanë gjetur në kasollet e lopëve. ” Nxora lopën hyra vetë brenda” shprehet njëri prej banorëve. Ai sëbashku me 5 pjesëtarët e familjes së tij nuk ka përfituar bonus qiraje dhe është detyruar që të strehohet bashkë me nënën e moshuar në kasollen e lopës.
Banorët shprehen se nga instancat përkatëse janë të zhgënjyer pasi fillimisht pallati i tyre në janar të vitit 2020 është cilësuar me nivel dëmi mesatar DS2. Ndërkohë që nga pamjet e transmetuara në Fiks Fare pallati ishte i pabanueshëm, dhe siç shprehen vetë banorët ekspertët e huaj u kishin thënë të dilnin menjëherë dhe objekti të ruhej me policë. Por ndryshe vendosi Këshilli Bashkiak ku me vendimin nr 55 darë 26.06.2020 shpalli banorët fitues të grantit për rikonstruksion të objektit me nivel dëmi DS2.
Kështu që të gjitha banorët u hoqën nga skema e likuidimit të bonusit të qirasë. Por 20 famijet nuk pranuan nënshkrimin e kontratës për të përfituar këtë grant, pasi kundërshtuan nivelin e dëmtimit. Siç shprehen vetë banorët për Fiks Fare me 2oo mijë lekë të reja apo edhe 500 mijë lekë nuk mund të bëjnë asgjë për ta kthyer pallatin në të banueshëm. Kështu kryetari i Njësia Administrative kërkoi kryerjen e një ekspertize të thelluar për pallatin. Instituti i Ndërtimit e kreu dhe doli në konkluzionin se objekti duhet të demolohet.
Fiksi u interesua edhe në Bashkinë Durrës ku në përgjigjen e saj bashkia ka vendosur të rikthejë në skemën e subvencionimit të bonusit të qirasë të gjitha familjet e këtij pallati, duke vazhduar likujdimin që nga momenti i shkëputjes deri në momentin e strehimit të banorëve në banesat e tyre të reja.
Top Channel