Itali, dadoja vritet duke mbrojtur dy vajzat që kishte nën kujdes, flet i biri

04/06/2021 13:10

“Nëse do të ishte këtu përpara meje sot, do t’i thoja faleminderit. Faleminderit që na mësove çfarë është e mira dhe altruizmi”- djali i Teresa Scavelli, dadoja e cila vdiq për të mbrojtur dy vajzat që kishte nën kujdes, ka folur për mediat për herë të parë.

Ai tregoi foton e fundit që kishin shkrepur bashkë, duke thënë se ishin të lumtur. 46-vjeçarja punonte në Zvicër. Ajo ishte kthyer në një nënë të dytë për vajzat, më e vogla nga të cilat, vetëm 6 vjeç.

Po i priste në dritare që të kthehej nga shkolla, por vuri re se një burrë i ishte vënë pas. Zbriti me shpejtësi që t’i priste dhe i mbulon me trupin e saj, kur 22-vjeçari i identifikuar më vonë si Steve, kërkon t’i sulmojë. Ajo lufton por nuk arrin ta ndalojë; i riu me probleme psikiatrike dhe abuzimi me drogën e alkoolit ngjitet lart në shtëpi.

Teresa e ndjek pas e merr një tigan për ta goditur, megjithatë ai është më i fortë dhe e qëllon me dhjetëra herë. Nuk ndalon as kur mbërrin policia e cila e ekzekuton në vend. Giuseppe rrëfen se shteti italian dhe presidenti, Sergioa Mattarela përgatitën për të Kryqin e madh të Kujtesës, por Zvicra heshti e nuk bëri as edhe një gjest të vetëm për ta nderuar.

“Ai i saj ishte një gjest heroik, vuri jetën e vajzave përpara të sajës. Ky ishte mësimi më i vyer që na dha: dashuria e pakushtëzuar për të tjerët”, thotë 32-vjeçari.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel