FOTOT/ RENEA gjen në Lanë armën e krimit që tronditi sot Tiranën. Vjehrri vrau ish dhëndrin dhe plagosi prokurorin

04/06/2021 18:14

Forcat speciale të RENEA-s kanë gjetur armën, me të cilën Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij, si dhe plagosi lehtë edhe prokurorin Adriatik Cama. Arma është gjetur nga RENEA në lumin e Lanës.

Ngjarja

Vajza e autorit dhe viktima ishin në proces divorci dhe pikërisht  sot çifti kishte seancën e pestë të divorcit, ku do të vendosej se kush do t’i mbante 3 fëmijët, ndërsa paraprakisht rrinin me viktimën.

Një vit më parë viktima sipas burimeve te gazetares Anila Hoxha kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje nga ish-vjehrri. Gjykata nuk e kishte pranuar kërkesën e tij për një urdhër mbrojtje, ndërsa ndihej ende i kërcënuar nga ish-vjehrri.

Djali i mitur i Kudret Saliajt, i cili mbeti i vdekur mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës ka qenë dëshmitari i ngjarjes. Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë. Sipas dëshmitarëve,  djali bërtiste me të madhe “baba baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atij, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar e ka hyrë në Gjykatë.

Bashkë me viktimën dhe avokatin, me ta kanë qenë një punonjëse sociale dhe djali i madh i çiftit pasi ditën e sotme gjykata do të pyeste djalin më të madh të çiftit se me kë do të qëndronte.

Gazetarja Anila Hoxha thotë se viktima është qëlluar nga 8 plumba, ku 5 e kanë kapur atë. Ndërkohë në një njoftim paraprak të policisë thuhet se ish- prokurori, është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr edhe ndihmën nga mjekët.

FOTO GALERI
5/7
Autori i ngjarjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA