Grabitje në pallatin historik në Itali, vidhen 26 ora xhepi prej ari të shekullit XVIII me vlerë 150 mijë euro
Duket se romanca është rikthyer seriozisht ‘në menu’ për Ben Affleck e Jennifer Lopez.
Dyshja e famshme nuk linin me asnjë dyshim se janë rikthyer së bashku teksa fotot e reja i tregojnë duke u përkëdhelur teksa shkojnë për darkën romantike në restorant, në fillim të javës.
Dy ish-të dashurit u fotografuan të përqafuar me njëri-tjetrin teksa hynin në restorantin Pendry Wolfgang Puck në perëndim të Hollywood.
Teksa ecnin, këngëtarja e hitit “On the Floor” ne nje moment mbështet kokën në gjoksin e aktorit të filmit “Argo”.
Rrjedhimisht ata arritën të shkëputeshin nga njëri-tjetri, edhe pse jo totalisht, duke zgjedhur vetëm të ecnin për dore duke hyrë në restorant.
Çifti janë njohur në setin e filmit “Gigli” në vitin 2002, dhe tashmë duket se po i japin zyrtarisht gjërave mes tyre një tjetër shans.
48 vjeçari Affleck ishte fejuar me Lopez në fillim të viteve 2000, për t’u ndarë pas pak kohësh.
Rindejzja e romances prej prillit të këtij viti, vjen pasi 51 vjecarja J.Lo u nda nga ish-i fejuari Alex Rodriguez, pas pretendimeve se e tradhtonte.
Top Channel