“Biden, më keq se Trump”, presidenti shton listën e kompanive “armike” kineze!

04/06/2021 13:45

“Donald Trump duket se e po e çon edhe më tej betejën me disa kompani kineze”, tha Joe Biden.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi lëshimin e një urdhri të ri ekzekutiv që i ndalon njësive amerikane blerjen ose shitjen e letrave me vlerë nga 59 kompani kineze të sektorit të mbrojtjes dhe teknologjisë së mbikëqyrjes.

Departamenti i Thesarit do të zbatojë masën e re, e cila zëvendëson atë të Departamentit të Mbrojtjes, ndërsa zyrtarët njoftuan se vendimi hyn në fuqi në 2 gusht. Urdhri i ri duket saktësisht si përpjekje për ta bërë të tingëllojë legjitime bllokada që kishte vendosur më herët administrata Trump, duke e argumentuar lëvizjen me qëllim garantimin se “persona në SHBA nuk po financojnë kompleksin industrial ushtarak të Republikës Popullore të Kinës”.

Lista e zezë e kompanive të shënjestruara do të përditësohet vazhdimisht. Ajo prek firma të përfshira në teknologji të Kinës për vëzhgim, që përdoren për “shtypje apo abuzime serioze me të drejtat e njeriut”, të cilat, sipas Shtëpisë së Bardhë, dëmtojnë sigurinë dhe vlerat demokratike të SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Në mesin e kompanive të mëdha që kanë qenë dhe mbeten në listë janë: Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, Grupi për Komunikime Mobile në Kinë, Tekonologjia Huawei dhe korpoorata tjera.

Masa është pjesë e një serie më të gjerë hapash për të kundërshtuar Kinën, përfshirë forcimin e aleancave amerikane dhe ndjekjen e investimeve të mëdha të brendshme për të forcuar konkurrencën ekonomike amerikane, mes marrëdhënieve gjithë e më të tensionuara mes dy vendeve më të fuqishme në botë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel