Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, rezultoi negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës. Pas fitores në “Eurovision”, në rrjete sociale qarkulloi një video ku dyshohej se ai kishte marrë lëndë narkotike, spekulim ky që u shua shumë shpejt.
Së fundmi Damiano është pyetur gjatë një interviste në mediat italiane, nëse mendon t’i padisë gazetarët francezë që spekuluan për të.
“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, është përgjigjur ai.
Kujtojmë se Italia fitoi Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga “Maneskin” me këngën rock “Zitti e Buoni”. Grupi u shpall fitues vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total 524 pikë.
Top Channel