Këtë të enjte, kuvendi po mban seancën e ardhshme plenare.
Me ardhjen e deputeteve dhe deputetëve, nuk mund të mos merrnin vëmendjen veshjet e tyre.
Disa prej zonjave deputete shfaqen me kostume serioze bardh e zi, por ka disa prej tyre që guxuar me ngjyrat dhe kombinimet.
Më tej, puna e ligjvënësve vazhdoi me shqyrtimin e dy projektligjeve dhe prezantimin e 6 raporteve të institucioneve shtetërore, atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit.
Po ashtu, në Kuvend do të shqyrtohet projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë dhe projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”.
Top Channel