Kavaja hedh plehrat pranë detit/ Skandali: Krijohet landfilli ilegal për të abuzuar, mbetjeve u vihet flaka

03/06/2021 15:40

Krimin mjedisor e shkakton bashkia e Kavajës, për përfitime financiare.

Kjo kodrinë e mbushur me plehra ndodhet në fshatin Kazias të Kavajës, shumë pranë bregdetit të Spilles. Punëtorët e kompanisë së pastrimit pasi i hedhin plehrat në këtë landfill ilegal, urdhëri është që t’i vënë flakën. efekt kur vjen kamioni dhe zjarri.

Kamionët me plehra që shkarkohen në këtë landfill janë të përditshëm.
Për t’i vënë flakën mbetjeve urbane, bashkia e Kavajës paguan 160 mln lekë të reja.

Nën kryetari i Bashkisë, Guxim Kola, thotë se punonjësit e bashkisë kanë dalë disa herë në terren për ta gjetur këtë vendgrumbullim plehrash, por që nuk e kanë gjetur.

Me pastrimin e qytetit dhe dërgimin e mbetjeve është përgjegjësi e kompanisë private, Alko Impex. Kontrata është lidhur prej 3 vjetësh dhe ka një vlerë prej 160 mln lekësh të reja”, thotë Guxim Kola.

Gazetarja: Sa ton mbetje urbane prodhon në ditë bashkia e Kavajës?

Kola: Rreth 65-70 ton mbetjesh në muaj, ndërsa gjatë sezonit të verës shkon në 90 tonë në muaj. Kompania i dërgon në landfillin e Sharrës.

 

Top Channel