Greqia nuk gjen qetësi, regjistrohen lëkundje tërmeti me magnitudë 4.6 Rihter

03/06/2021 18:11

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e sotme. Rreth orës 18:06 sipas orës lokale, u ndjenë lëkundjet në Aigio.

Thellësia ishte 51 km dhe epiqendra ishte 13 km në veriperëndim të Kalavrita, por lëkundjet u ndjenë edhe në Atikë.

Mediat greke bëjnë me dije se lëkundjet zgjatën për disa sekonda por nuk e përcaktojnë kohën e saktë. Sipas profesorit Efthymios Lekkas, tërmetet me këtë thellësi nuk shkaktojnë dëme me pasoja të rënda.

Top Channel