Gjermani/ Një i vrarë e një në arrati pas sherrit mes shoferëve në qendër të Hanover

03/06/2021 20:09

Një incident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në qendër të qytetit gjerman të Hanover. Policia tha se pas një konflikti mes shoferëve të dy makinave, një prej tyre u vra me armë zjarri ndërsa një i dyshuar ishte larguar nga skena e krimit.

E përditshmja Hannoversche Allgemeine Zeitung tha se ‘disa’ të dyshuar ishin në arrati.

Vrasja besohet se ka ndodhur nga një e shtënë e vetme e armës, ndërsa dëshmitarët thonin se kishin dëgjuar disa të shtëna.

Një zëdhënës i policisë tha: “Në këtë pikë nuk mund të japim më shumë informacion për viktimën apo sulmuesin. Skena është duke u hetuar nga ekspertët”.

Top Channel