Alarm për bombë në avion/ Evakuohen pasagjerët, sinjalizimi erdhi nga një kërcënim anonim

03/06/2021 18:52

Një alarm për bombë është sinjalizuar në një avion të Air France, që po vinte nga Nxhamena e Çadit për në Paris.

Autoritetet franceze njoftojnë se avioni me pasagjerë dyshohej se kishte një pajisje shpërthyese në bord dhe u shoqërua deri në aeroportin ‘Sharl dë Gol’ nga Forca Ajrore e Francës.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka deklaruar se udhëtarët e avionit kanë zbritur teksa deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese, por hetimi vijon.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel