VIDEO EKSKLUZIVE! Momenti kur Edison Begaj qëllohet me 4 plumba në sy të fëmijëve, autori i kamufluar si polic

02/06/2021 10:14
Pamje ekskluzive të plagosjes së Edison Begajt

Top Channel ka siguruar videon ku Edison Begaj, i dënuar më parë për drogë është qëlluar me 4 plumba në sy të 2 fëmijëve, nga një person i kamufluar si polic.

Ishte ora 23:20 mbrëmjes e datës 29 Maj kur 38-vjeçari mbeti i plagosur në një rrjedhë ngjarjeje prej disa sekondash.

Siç duket dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, Edisoni ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët.

Ai ka dalë nga makina dhe kur është kthyer,  një person ende i paidentifikuar i maskuar dhe i kamufluar me rroba policie ka ardhur nga rruga kryesore duke iu drejtuar makinës.

Në një distancë shumë të afërt, ai e qëllon me armë fillimisht në bark, Begaj fillon të sprapset dhe disa nga plumbat e kapin në pjesën e këmbëve. Ai shtrihet përtokë, ndërsa fëmijët dallohen që janë të frikësuar ndërsa shikojnë të atin.

Ndërkohë që policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit, i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Edison Begaj, i plagosuri

Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së tij dhe pista kryesore qëndron trafiku i drogës, për të cilin është dënuar më parë.

Edison Begaj rezulton të jetë piketuar nga OFL në maj të 2020-ës për të treguar burimin e pasurisë së tij, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës vuri në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Begajn, duke i dhënë fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë.

Ndërhyrja e dhjetëra punonjësve policorë të Vlorës dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë çoi në bllokimin dhe sekuestrimin e 284 kilogramëve hashash të ndara në tetë pako të mëdha, në fshatin Ndërmenas të Fierit.

Droga u gjet në një furgon, në të cilin gjatë kontrollit u zbuluan 5 armë zjarri automatike, një pistoletë  dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe granatash. Në atë kohë, policia tha se armët e sekuestruara ishin destinuar për grupet kriminale italiane.

FOTO GALERI
11/23
Autori i afrohet Begajt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA