Që prej vitit 2015, bashkia e Himarës, mbetjet urbane i depoziton në landfillin e Bajkanit. Distanca ndërmjet këtyre dy destinacione vatje-ardhje është 135 km.

Për të shkurtuar këtë distancë, 5 vite më parë, në fshatin Pilur të Himarës, u ngrit stacioni i transferimit të mbetjeve, por që sot nuk funksionon.

Nuk është vendosur në funksion për arsye sepse për disa vite nuk ishin kontinierët e ardhur, gjithashtu mungonin dhe makineritë. Me iniciativën e vet ministrisë dhe organeve përkatëse u bë e mundur të vinin si kontenierët dhe makinat e transportit”, thotë Sokrat Kreko, nga Drejtoria e Pastrimit, Himarë.

Sipas Sokrat Krekos, nëse ky stacion transferimi do të ishte në gjendje pune, bashkia e Himarës do të kishte filluar ndarjen e mbetjeve në burim.

Gazetarja: Ju përse nuk i sillni mbetjet urbane këtu?
Kreko: Sepse sipas kontratës që ka landfilli Bajkaj me bashkinë nuk mund t’i marrë.
Gazetarja: Dhe sa ju kushton ju si bashki tranferimi i mbetjeve urbane të Bajkanit?
Kreko: Ne na kushton në kohë dhe në para. Afërsisht 70 mln lekë të reja në vit.”

Ndërkohë sipas administratorit të landfillit të Bajkanit, Feruz Bashos, përmasat e kontenierëve të këtë stacioni trasnferimi janë shumë herë me të vogla seç kanë qenë në projekt.

E para stacioni i tranferimit nuk është në kushte normale me projektin e bërë që në fillim”, thotë administratori i Bajkaj Land, Feruz Basho.
Gazetarja: Përse çfarë i mungon?
Basho: Për shembull, kontenierët që janë në dispozicion për transportimin e mbetjeve nuk e përmbushin kriterin që ka për sasinë e mbetjeve. Nga 20-25 metër kub të planifikuara në projektin marrin nga 10-12 ton. Kjo rrit kostot e landfillit.

Shërbimi i menaxhimit të mbetjeve bashkia e Himarës nuk e ofron në të gjithë territorin e saj. Nga 28 mijë banorë që ka kjo bashki, 4 mijë prej tyre plehrat I hedhin në përrenj ose I djegin në natyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA