22 deputetë të partisë opozitare Syriza kanë thirrur në interpelancë orët e fundit ministrin e Mbrojtjes së qytetarit dhe atë të Shëndetësisë në lidhje me lehtësimin e punës në pikën kufitare të Kakavijës.
Në pyetjen me shkrim drejtuar dy anëtarëve të qeverisë Mitsotakis ata vënë në dukje se nga katër pikat kufitare me Shqipërinë funksionon vetëm Kakavija me orar të kufizuar dhe me numër të kufizuar personash që kalojnë.
Deputetët e opozitës ju referohen ankimeve të nëpunësve të kësaj dogane për ngarkesën e madhe të krijuar nga mosfunksionimi i doganave të tjera, çka sjell radhë të gjata, vonesa dhe përqendrime të grupeve të mëdha të njerëzve në një territor të vogël çka është në kundërshtim edhe me rregullat e periudhës së pandemisë.
Sipas pyetjes së ligjvënësve të partisë Syriza, kërkesa e doganierëve e 600.000 shqiptarëve dhe 250.000 homogjenëve që jetojnë e punojnë në Greqi dhe janë qytetarë të saj, por ndërkohë mbajnë lidhje familjare edhe me Shqipërinë, është të lehtësohet sa më shpejt gjendja në pikën e Kakavijës.
Mbyllja e pikave kufitare dhe kufizimi i njerëzve nga Shqipëria ka çuar edhe në mungesën e punëtorëve shqiptarë sezonale, duke shkaktuar dëme të mëdha në prodhimin vjetor të frutave, sidomos në Greqinë veriore.
Eshtë nevojë jetike hapja e pikave kufitare me Shqipërinë theksojnë deputetët opozitare pasi qindra mijëra emigrantë dhe homogjene qe kanë qenë te izoluar për muaj te tërë nga karantina, te shkojnë te shohin te afërmit apo familjet e tyre, ndaj dhe pyeten dy ministrat ne fjalë:
A ka ndonjë plan për hapjen e sigurt të një stacioni tjetër kufitar pervec Kakavijes?
Si mendoni se do ta lehtësoni punën dhe përqendrimin e njerëzve ne kete pike kufitare sa i përket sigurisë shëndetësore si për personelin e doganave dhe policisë ashtu edhe për qytetarët që kalojnë?
Sa punonjës policie janë aktualisht në detyrë në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë?
Theksohet se ka qenë presioni dhe kërkesa e sindikatës se doganierëve qe çoi ne hapjen e stacionit te Kapshticës para disa ditësh, si dhe ne zgjatjen me disa orë te funksionimit te doganës se Kakavijës, masa te cilat nuk zgjidhin problemin e krijuar.
Top Channel