Përgatitjet e bashkësisë ndërkombëtare me shtetin e Kosovës për rifillimin e dialogut filluan, por këta të fundit nuk treguan nëse kanë biseduar edhe për non paper-at jozyrtar që u bën të shpeshtë kohëve të fundit.
Për këtë, zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi, është pyetur nga deputetet për non paper-in gjermano francez që parashihte autonominë e komunave serbe në veri të vendit, në këmbim të liberalizimit dhe njohjes nga Greqia.
Por, i njëjtit tha se liberalizimi nuk ka të bëjë me dialog.
Monitoruesja e dialogut nga Instituti Demokratik i Kosovës, Violeta Haxholli tregon se edhe ndryshimi i kufijve që u bë pjesë e dialogut në të kaluarën, doli si temë pikërisht nga një non paper.
Realizimin e një non paperi të tillë, ajo e sheh si kërcënim të funksionalitetit të shtetësisë.
Top Channel